Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 80m², me lokacion në Qendër.
Banesa ka orientim nga verilindja dhe jugperëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, një dhomë të gjumit, një banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.
*Në çmim janë të përfshira shpenzimet.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!