Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 150m² ndodhet në Ulpianë, afër çerdhës “Mjalti”.
Banesa ka orientim nga jugu dhe perëndim dhe është tërësisht funksionale, e mobiluar dhe ka këtë renditje: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon hapësirë parkingu të mjaftueshme për banorë.
Ulpiana është një nga lagjet më të vjetra dhe më të kërkuara për banim në Prishtinë. Zona ofron infrastrukturë të kompletuar, duke përfshirë shkolla, çerdhe, qendra mjekësore, zyra dhe lokale, si dhe afërsi me konviktet e studentëve, universitetet dhe Menzën e Studentëve, duke e bërë ideale për familje dhe studentë.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!