Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 515m², e pozicionuar në Velani - një zonë e qetë dhe e preferuar për banim, me qasje të lehtë në qytet.
Shtëpia ka orientim ideal nga të gjitha anët, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, dhe është e strukturuar në bodrum, përdhesë dhe dy etazha. Organizimi i brendshëm është funksional dhe i përshtatshëm për familje të mëdha apo për përdorime të kombinuara banim dhe punë.
Bodrumi përfshin një qëndrim ditor me kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo. Kati përdhesë përbëhet nga qëndrimi ditor me kuzhinë, një dhomë pune, një banjo dhe tri ballkone. Kati i parë organizohet me pesë dhoma të gjumit dhe një banjo, ndërsa kati i dytë ofron tri hapësira pune.
Shtëpia është tërësisht e renovuar dhe e pajisur me roleta me energji elektrike, sistem kamerash sigurie, si dhe sistem të ngrohjes me pelet dhe kamin, duke ofruar standard të lartë jetese dhe siguri.
Prona gjendet në një truall me sipërfaqe 4.75 ari dhe disponon garazh si dhe hapësirë të mjaftueshme për parkim.
Një pronë që kombinon hapësirën, funksionalitetin dhe investimin në cilësi, e përshtatshme për jetesë afatgjatë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!