Arberi - Dragodan Prishtinë






Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe banimi 200m² dhe tarracë me sipërfaqe, e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Dragodan, afër furrës “Shekulli” dhe Ambasadës së Slovakisë.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka një kuzhinë, banjo dhe depo;
Në katin e parë ka qëndrim ditor, një dhomë gjumi, një banjo dhe tarracë;
Në katin e dytë ka dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, naftë dhe është e pajisur me kondicioner në çdo hapësirë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!