Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe banimi 300m², me lokacion te Mati 1, në rrugën "Imer Krasniqi", afër Taverna "Menata".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në përdhes dhe një kat. Shtëpia ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma, katër banjo, depo dhe tri ballkone. Shtëpia mund të lëshohet dhe për zyra, administrata, çerdhe apo të tilla dhe ofron shtatë hapësira pune.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe prej 9 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!