Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe totale 3,977m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Nartel Center.
Lokali ofrohet në përdhes me sipërfaqe 1,500m², kati i parë me sipërfaqe 1,150m² dhe kati i dytë me sipërfaqe 1,326m².Hapësirat ofrohen me qira edhe të ndara sipas kateve. Secili kat ka ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa hapësirat janë të pajisura me kondicionerë.
Kompleksi është i pajisur me ashensorë dhe ofron vendparkim të mjaftueshëm, të cilat lehtësojnë komunikimin e klientëve.
Me lokacion në qendër, në një zonë tejet të zhvilluar sa i përket infrastrukturës dhe qasjes në pjesët tjera të qytetit, kjo zonë ofron mundësi shumë të mira për investim dhe zhvillim biznesor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!