Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 120m², me lokacion te Rruga C, në kompleksin Dino, afër Spar.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ndërsa banesa posedon vendparkim të dedikuar me qasje përmes rampës.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Banesa ofron mundësi modifikimi dhe përshtatjeje në hapësirë afariste, përmes shtimit të shkallëve të veçanta, duke mundësuar shfrytëzimin e saj për veprimtari të ndryshme biznesore, si ordinancë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!