Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 100m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Dukagjini Residence.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: kuzhinë, tri hapësira të shfrytëzueshme, banjo, tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajsiur me dy kondicionerë.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh dhe depo.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!