Ofrohet për shitje banesa terracier me sipërfaqe banimi 240m² dhe tarracë me sipërfaqe 100m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Behar Begolli”, në kompleksin Linda Premium Residence, ndërtim nga AL Trade.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, katër banjo, tualet, depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner të sistemit VRF.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, ofron një garazh dhe depo të përfshirë në çmim dhe ndër veçoritë e tjera ka Smart System Controll dhe zërim Bose, brenda dhe në tarracë.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!