Ofrohet me qira objekti afarist me sipërfaqe totale prej 560m², me lokacion Prizren, më saktësisht në rrugën "Ibrahim Rugova".
Objekti është ndërtuar me materiale ndërtimore cilësore, sipas standardeve bashkëkohore të ndërtimit, është i strukturuar në bodrum, përdhes dhe një kat, secili prej kateve ka hapësirë të shfrytëzueshme pune si dhe tualet ndërsa është shumë i përshtatshëm për veprimtari biznesore si banka, zyra, showroom dhe call center.
Objekti ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi deri në 10 vetura ndërsa ngrohjen e ka të mundësuar me pompë termike.
Objekti është i vendosur në një pozitë tejet të favorshme që ofron qasje të lehtë dhe potencial të lartë për zhvillim biznesi, në një zonë të spikatur dhe me qarkullim të vazhdueshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!