Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla", ndërtim nga Puhiza, në kompleksin Puhiza 1.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet afër rrugës kryesore dhe në njërën prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka qendrën e mjekësisë familjare, qendrën tregtare, shkollën fillore e shumë shërbime të tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!