Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 58m², me lokacion te Rruga B, në rrugën "Abaz Ermenji", në kompleksin Alko Impex.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për parking.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar me frekuentim të dukshëm, me qasje në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!