Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 640m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Velani, në rrugën "Emrush Miftari", afër Fshatit SOS dhe Parkut të Tokbashqes.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe tri kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, dhjetë dhoma të gjumit, gjashtë banjo, dhjetë ballkone dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me dy pompa termike, është e pajisur me kondicionerë ndërsa shtëpia po ashtu është e pajisur me panele solare prej 6KW.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe prej 5.32 Ari, ka oborr të mirëmbajtur, hapësirë për parking të jashtëm dhe garazh dhe ndër veçori të tjera ka të hapur bunar dhe është e pajisur me bojler 1000+1000L.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
792,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
8,400.39€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
840,0% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!