Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 140m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën "Hilmi Rakovica", afër Shkollës "Ismail Qemali".
Kati ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është i pajisur me kondicioner dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Bregu i Diellit qëndron njëra prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkollën fillore, çerdhet si dhe disa prej pikave kryesore të linjave të trafikut urban dhe lidhjet e shpejta me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!