Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m² me lokacion në Fushë Kosovë, ndërtim nga Model Sllovenia.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe posedon kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ndërsa banesa ofron edhe vendparkim.
Gjendet në një zonë në afërsi të shumë shërbimeve të nevojshme për banorë duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!