Ofrohen me qira disa njësi banesore, me sipërfaqe nga 83m² deri në 93m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Gjergj Balsha", në kompleksin Ylli, ndërtim nga Efor Luki.
Banesat janë të gjitha dy dhomëshe dhe kanë këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e kanë të mundësuar me energji elektrike, janë të pa mobiluara por në rast kërkese banesat ofrojnë mundësinë e mobilit.
Kompleksi ku ndodhen banesat është i pajisur me ashensor dhe ofron garazha.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!