Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 155m², me lokacion në Aktash, në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në kompleksin InOn 2.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, dy depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë prej 100€.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!