Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m² Neto, me lokacion në lagjen Bregu i Diellit, te Banesat e Kuqe.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!