Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 470m², me lokacion në Zonën Industriale, Fushë Kosovë.
Objekti është i strukturuar në përdhes dhe tri kate, ku secili kat përmban nga gjashtë njësi, duke ofruar gjithsej 18 hapësira dhe tri tualete.
Objekti nuk ka sistem të ngrohjes të instaluar por secila hapësirë është e pajisur me kondicioner për ngrohje dhe ftohje.
Për sigurinë e objektit dhe përdoruesve, ofrohet shërbim i sigurimit fizik 24/7.
Objekti ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim ndërsa gjendet në një lokacion me mundësi të mira për zhvillim të veprimtarive biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!