Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe totale prej 1250m² në Hajvali, në Magjistralen Prishtinë - Gjilan, i pozicionuar në një lokacion të përshtatshëm për zhvillim të aktivitetit hotelier dhe mikpritës.
Objekti është i strukturuar në përdhesë dhe katër kate, duke ofruar organizim praktik dhe kapacitet të lartë për akomodim dhe shërbime hoteliere, me këtë rënditje të hapësirave të brendshme: një kuzhinë, një hapësirë pune, dy salla, 18 dhoma gjumi, 20 banjo, një depo dhe 8 ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pelet.
Objekti ofron vendparkim me sipërfaqe prej 8 Ari dhe me kapacitet per 15 deri 20 vetura.
Organizimi i brendshëm, kapaciteti i dhomave dhe infrastruktura e plotë e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë për investim në sektorin hotelier, me potencial për operim të menjëhershëm dhe zhvillim të mëtejshëm të biznesit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!