Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe prej 190m² banim dhe tarracë me sipërfaqe 70m², me lokacion në Veternik, afër Bau Market.
Shtëpia ka orientim nga juglindja dhe perëndimi, është tërësisht e mobiluar dhe është e organizuar në përdhes dhe një kat. Përdhesja përfshin lokal dhe depo me sipërfaqe prej 250m², si dhe një tarracë me sipërfaqe prej 70m² dhe një ballkon. Kati i parë përmban qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi dhe një banjo.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me pelet.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe prej 5 Ari dhe posedon hapësirë të mjaftueshme parkingu për banorët.
Lokacioni është i përshtatshëm për banim, me qasje të lehtë në shërbimet dhe objektet e nevojshme për jetesë të përditshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!