Ofrohet me qira lokali për zyre me sipërfaqe 178m², me lokacion te Qendra e Vjetër, në Rrugën “Ibrahim Lutfiu”, afër Gjimnazit Sami Frashëri.
Lokali ka orientim nga lindja, ka një hapësirë të hapur të shfrytëzueshme pune, një zyrë, kuzhinë dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Lokali ndodhet në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e veprimtarive biznesore, në një ndër zonat e qendrës dhe më të frekuentuarat e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!