Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 77m² me lokacion në Qendër, afër sheshit "Nënë Tereza', në rrugën “Rexhep Luci”.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor.
Qendra e vjetër është zona më historike e qytetit, zonë që përfshinë ndërtime të ulëta individuale, monumente kulturore, disa prej institucioneve kryesore, zonë që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme si dhe urë lidhëse me të gjitha lagjet tjera të Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!