Ofrohet me qira objekti për zyrë me sipërfaqe 650m², me lokacion në Tophane, në rrugën “Mark Isaku”, afër Taverna Prishtina e Vjetër.
Objekti ka orientim nga të gjitha anët, është i strukturuar në bodrum, përdhes dhe tri kate dhe ka gjithsej 12 hapësira pune, dy kuzhina, tri banjo, një depo dhe tre ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është i pajisur me kondicioner dhe ka hapësirë të vendparkimi për gjashtë vetura.
Objekti gjendet në afërsi të qendrës së qytetit, në një zonë të ndërtuar dhe mjaft të frekuentuar, me qasje të lehtë në rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillim të suksesshëm të aktivitetit biznesor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!