Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 84m², me lokacion në Qendër, në Bulevardin "Xhorxh Bush".
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë , dy dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me tre kondicionerë.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!