Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe prej 350m², me lokacion në Lagjen Qëndresa.
Shtëpia ka orientim nga të githa anët, e strukturuar në përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe me pompë termike ndërsa është e pajisur dhe me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja është e qetë dhe në strukturë të saj ka markete, dyqane e shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!