Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 217m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Ahmet Krasniqi", afër pompës Shell, ndërtim nga Alb Dizajn.
Lokali ka orientim nga lindja dhe jugu, është i organizuar në dy kate dhe ka dy hapësira të shfrytëzueshme dhe ka dy tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!