Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 80m² ndodhet në Tophane, në rrugën "Lidhja e Lezhës", ndërtim nga Durguti, në kompleksin Durguti Towers, afër Xhamisë së Llapit.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe është tërësisht funksionale dhe e renditur në këtë mënyrë: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, hapësirë të mjaftueshme parkingu.
Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!