Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 98m², me lokacion në Aktash, në rrugën "Ali Pashë Tepelena", në kompleksin MP Holding.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: katër hapësira pune, kuzhinë, banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ofron garazh.
Lagjja Aktash është një nga zonat më të qeta dhe më të konsoliduara të qendrës së Prishtinës. E pozicionuar pranë Parkut të Qytetit, ajo ofron akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet esenciale si shkolla, çerdhe, barnatore, markete dhe universitete. Këto veçori e bëjnë Aktashin një zgjedhje ideale për familje, studentë dhe banorë që kërkojnë jetë urbane me qetësi dhe funksionalitet.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!