Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 138.60m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, ndërtim nga Liridoni Company.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Kompleksi ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh me depo.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe investime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!