Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 245m², me lokacion në Lagjen Priam Village.
*Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e ndarë në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe dy ballkona.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 4.2 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, lagje e mbyllur dhe e qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë dhe me qasje të afërt në rrugë kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!