Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 92.5m², me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Klub Residence, ndërtim nga Klub Invest.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe ka hapësirë për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë të përfunduar dhe ndërtime të reja kualitative. Me potencial të lartë për banim dhe investim, kjo zonë po shndërrohet në një nga pikat më premtuese të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!