Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m² me lokacion te Qendra e Vjetër, në rrugën “Zenel Salihu”, afër Shkollës Fillore ''Elena Gjika''.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhomë gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Banesa është e pajisur me kondicioner dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Qendra e vjetër është zona më historike e qytetit, zonë që përfshinë ndërtime të ulëta individuale, monumente kulturore, disa prej institucioneve kryesore, zonë që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme si dhe urë lidhëse me të gjitha lagjet tjera të Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!