Ofrohet për shitje banesa penthouse me sipërfaqe 180m² + 70m² me lokacion në Lagjen Marigona Hill.
Penthouse gjendet në katin e fundit të objektit, me pamje të hapur dhe me orientim tejet të mirë që ofron ndriçim të bollshëm natyral në çdo hapësirë të brendshme! Banesa është e projektuar profesionalisht dhe është e ndarë në këto hapësira: qëndrim ditor me kuzhinë dhe tryezari, qëndrim i dytë ditor, dy dhoma të gjumit, tri banjo dhe dy tarraca.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!