Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 20050m², me lokacion te Ulpiana e Re, në rrugën "Rexhep Plaku".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, ka garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë, më në periferi të qytetit por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!