Ofrohet për shitje villa me sipërfaqe 210m², me lokacion në Brezovicë, me qasje kryesore në Rrugën e Brezovicës.
Villa ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat ndërsa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe tarracën.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Villa është e shtrirë në truall me sipërfaqe prej 4.4 Ari ndërsa jashtë ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, gjendet në një terren shumë të volitshëm, me qasje të lehtë dhe pamje të bukur të zonës me lumin që kalon pranë, e përshtatshme si për pushime ashtu edhe për qëndrime më të gjata.
Brezovica njihet për ajrin e pastër, natyrën e ruajtur dhe pistat e skijimit që tërheqin vizitorë gjatë gjithë vitit - duke e bërë këtë zonë ideale si për pushime, ashtu edhe për investime afatgjata në turizëm malor.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
360,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
3,818.36€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
381,8% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!