Ofrohet me qira banesa gasonjere me sipërfaqe 38m², me lokacion në Ulpianë, në rrugën "Musli Mulliqi", afër Laboratorit VITALAB.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor me kuzhinë dhe tryezari, një dhomë dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me kondiconer dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshinë, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej Univesiteteve si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!