Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 102.56m², me lokacion në Dragodan, afër Euro Goma, në kompleksin Urtina, ndërtim nga Global Master.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ofron garazh dhe ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
*Ndërtimet e kompleksit pritet të përfundojnë gjatë vitit 2026.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!