Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 65m², me lokacion në Qendër, në Rrugën "Luan Haradinaj".
Zyra ka orientim nga perëndimi, ka tri hapësira të shfrytëzueshme pune, banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshin ndërtime banesore dhe afariste, ndërtime të ulëta individuale, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!