Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe totale 2900m², me lokacion në Aktash, në Rrugën "Agim Ramadani", afër Mensës së Studentëve.
Objekti ka orientim nga të gjitha anët, është i ndarë në dy njësi me sipërfaqe 1850m² dhe 1050m² dhe i strukturuar në përdhes dhe dy kate ndërsa odron edhe mundësinë e ndarjes së objektit në njësi.
Objekti si tërësi ka dy hyrje, ofron salla të takimeve, dhoma pune me kapacitete të ndryshme, sallë e konferencave me hapësirë për 100 deri në 120 persona, tualete në secilin kat, recepsion, kuzhinë, tarracë të hapur dhe është i pajisur me ashensor.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës dhe lokacioni që objekti ka i ofron mundësi shumë të volitshme për zhvillimin e veprimtarive biznesore.
*Objekti është i lirë nga data 1 Shtator.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!