Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 300m², me lokacion në Qendër, te Parku Memorial "Heroinat".
Lokali ka orientim nga të gjitha anët dhe ka ndriçim të mjaftueshëm natyral, ka një hapësirë të shfrytëzueshme pune, kuzhinë dhe katër tualete.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshin ndërtime banesore dhe afariste, ndërtime të ulëta individuale, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!