Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 117.3m², me lokacion në Dragodan, në kompleksin Sunny Side 4, ndërtim nga Butrinti Group.
Banesa ka orientim nga jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet gjatë vitit 2027.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!