Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 152m² dhe tarracë me sipërfaqe 161m², me lokacion te Rruga C, në rrugën "Ali Aliu Kelmendi", ndërtim nga BTP Holding.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo, tualet, depo dhe tri tarraca.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron tri garazha dhe 4 depo.
Banesa ndodhet në një zonë në ndërtim e sipër, me qasje të afërt në rrugët kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!