Ofrohet për shitje banesa penthouse duplex me sipërfaqe 140m² dhe tarracë me sipërfaqe 20m², me lokacion në Dragodan në kompleksin “Vip Tregtia”.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Kati i parë ka qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tualet dhe tarracën;
Kai i dytë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Kompleksi ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
180,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
1,909.18€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
190,9% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!