Ofrohet për shitje objekti afarist dhe banesor, me sipërfaqe totale 1150m², me lokacion te Rruga C, në rrugën "Shaqir Igrishta".
Objekti ka orientim nga të gjitha anët, është i strukturuar në suteren, përdhes dhe kati i parë që janë hapësira afariste dhe tri kate banimi me këtë funksionalitet të hapësirave;
Kati 0 - Tri hapësira pune dhe dy tualete;
Kati 1 - Katër hapësira pune dhe dy tualete;
Kati 3 - Qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe dy banjo;
Kati 4 - Katër dhoma gjumi;
Kati 5 - Qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi master, banjo, tualet dhe tarracë.
Objekti nodhet në truall me sipërfaqe 3.5 Ari, sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike, disa prej hapësiarve janë të pajisura me kondicioner ndërsa ofron edhe 6 garazha.
Objekti ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugët kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!