Ofrohet me qira lokali / zyra me sipërfaqe 290m², me lokacion në Pejton, në kompleksin Ramiz Sadiku.
Lokali ka orientim nga perëndimi dhe ka gjashtë hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, depo, dy tualete dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, kompleksi është i pajisur me dy ashensor dhe është i pajisur me kondicioner.
Me lokacion në qendër, në një zonë tejet të zhvilluar sa i përket infrastrukturës dhe qasjes në pjesët tjera të qytetit, afër shërbimeve bankare, lokaleve dhe restauranteve kjo zonë ofron mundësi shumë të mira për investim dhe zhvillim biznesor.
*Zyra lirohet nga data 1 Tetor dhe çmimi i shfaqur përcaktohet në vlerën Neto.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!