Ofrohet me qira banesa penthosueme sipërfaqe 154m² dhe tarracë me sipërfaqe 183m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën "Ibrahim Pacolli", në kompleksin VA Residence 2, ndërtim nga Vëllezërit Asllani.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo, tualet, depo dhe dy tarraca.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ka dy garazha të përfshira në çmim.
Bregu i Diellit qëndron njëra prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkollën fillore, çerdhet si dhe disa prej pikave kryesore të linjave të trafikut urban dhe lidhjet e shpejta me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!