Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 50m², me lokacion në Lakrishtë, në rrugën “Ukshin Hoti”, ndërtim nga Prime Group Construction, në kompleksin Prime Residence 2.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira të shfrytëzueshme, kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, lidhje me Termokos dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!