Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 57m², me lokacion te Mati 1, në rrugën “Ahmet Korenica” me qasje nga Rruga "Muharrem Fejza", ndërtim nga Burimi Company.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!