Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 75m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Filip Shiroka", afër Shkollës Fillore "Hasan Prishtina".
Lokali ka orientim nga perëndimi, ndriçim të mjaftueshëm natyral ndërsa ka dy hapësira të shfrytëzueshme pune dhe tualet.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është i pajisur me kondicioner ndërsa lokali ofron edhe hapësirë për vendparkim.
Falë lokacionit të favorshëm dhe qasjes së lehtë në rrugët kryesore, pranë qendrës së qytetit, lokali ofron kushte të përshtatshme për veprimtari të ndryshme afariste, si zyra, ordinanca, sallone, agjenci apo biznese të tjera shërbimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!